Flash News

E-TJERA

Hapet në New York shkolla shqipe “Fol Shqip”

Hapet në New York shkolla shqipe “Fol Shqip”

Komuniteti shqiptar në Queens të New York –ut ka inauguruar shkollën shqipe “Fol Shqip”.

Mbi 60 fëmijë të regjistruar nga mosha 4 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe.

Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi.

Por në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë.

Shkolla ofron  edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare.

 

 

Të fundit