Flash News

E-TJERA

Hapet Panairi i Librit Shkencor dhe Akademik

Hapet Panairi i Librit Shkencor dhe Akademik

Panairi i Librit Shkencor dhe Akademikë është shpalosur sot për të tretin vit radhazi në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor zhvillohet këtë vit në Tiranë, në datat 23-25 prill, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Panairi synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi, Kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës Mehmet Kraja dhe Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

 “Panairi synon një ridimensionim të rolit të shkencës në një shoqëri të hapur, një prani përfaqësuese sa më të gjerë, duke bërë bashkë autorët, botimet, institucionet e kërkimit dhe IAL-të, që në fokus të punës së tyre kanë librin akademik e shkencor”, tha Alda Bardhyli.

Tri ditët e panairit, përpos ekspozimit të librit në stenda të dedikuara, përmes promovimeve të arritjeve në nivel akademik; përmes paraqitjes së botimeve më të reja të institucioneve të lidhura drejtpërdrejt me kërkimin shkencor, të kërkuesve; studiuesve, trupave pedagogjikë, botuesve, panairi do të shërbejë si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të rëndësishme të dijeve shqiptare, kërkimit shkencor dhe të drejtës së autorit.

Të fundit