Flash News

E-TJERA

Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat burokratike dhe tarifore

Hapet pika doganore me Malin e Zi në Vermosh, Rama: Do shembim barrierat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inauguruar pikën doganore të Vermoshit që lidh vendin tonë me Malin e Zi. Rama tha se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë.

Rama ka ftuar gjithashtu Malin e Zi që të përfshihet në iniciativën "Ballkani i Hapur".

 “Është një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për t’u ndjerë qytetarë të dy vendeve. Nëse bashkë nuk i heqim të gjitha barrierat dhe nuk i bëjmë kalimin e qytetarëve tanë pa humbur asnjë minutë për identifikimin e dokumenteve. Kamionët që lëvizin nga të dyja vendet duhet të presin për të bërë kontrolle. Ne këtë duhet ta ndryshojmë pa humbur kohë. Së shpejt siç kam folur në Tiranë me Abazoviç, do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me pjesën e Malit të Zi. Aty do të kemi përsëri kontrolle. Do shembim barrierat burokratike dhe tarifore. Ajo urë do të mundësojë kalimin për të gjithë turistët. Kjo është ajo që ndodh brenda BE. Kudo ku ka ura kalimi mes dy vendeve të BE, nuk ka kontrolle dhe pritje. Nuk kemi nevojë”, u shpreh Rama.

‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zi të përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur’’- tha Rama më tej.

Të fundit