Flash News

E-TJERA

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë, Balla: Brezat e ardhshëm nuk do të humbasin identitetin e tyre

Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë,

Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Kjo iniciativë është përshëndetur po ashtu edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Balla shprehet se tashmë bashkëkombësit tanë mund të mësojnë në gjuhën amë.

Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës???? në gjuhën shqipe???? në ????Bari të Italisë.  Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombësit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.

Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi,"- shkruan Basha.

Të fundit