Flash News

E-TJERA

Shtimi i rasteve, hapet spitali COVID-4; 12 humbje jete dhe 557 raste të reja në 24 orët e fundit

Shtimi i rasteve, hapet spitali COVID-4; 12 humbje jete dhe 557 raste të

Është hapur spitali COVID-4, i cili ka një kapacitet prej 100 shtretërish. Ky spital do të shërbejë për pacientët, të cilët e kanë kaluar fazën e vështirë. COVID-4 ndodhet në zonën e Kasharit në ambientet e një ish-Universiteti privat.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shtruar pacientët e parë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vendime erdhi siç ishte planifikuar që në krye të herës.

"Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit.  Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit  të pacientëve dhe plotësimit  të kapaciteteve në spitalet e para covid.

100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e  fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve.
Ky është një tjetër hap drejt rritjes se kapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve", tha ministrja.

Ndërkohë në 24 orët e fundit u regjistruan 12 viktima dhe 557 raste të reja. Numrin më të lartë ditor të viktimave e ka qarku Tiarnë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar 368 qytetarë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

 

Të fundit