Flash News

E-TJERA

Hapet tuneli nr. 4 tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga Tirana drejt Durrësit

Hapet tuneli nr. 4 tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga

Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4, në nyjen “Shqiponja” në Tiranë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Re.

Hapja e tunelit numër 4 do të bëjë të mundur qarkullimin e automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

Gjatë fjalës së saj, Balluku njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

“Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të mainave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

Në ceremoninë e hapjes së tunelit kanë qenë të pranishëm dhe drejtori i ARRSH, Ergys Verdho dhe drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.

Të fundit