
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
Haradinaj flet për plagët e luftës: Si më sulmuan serbët shtëpinë dhe më vranë vëllanë
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e cilësoi të padrejtë vendimin e Hagës për gjykimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa tha se ndjen keqardhje që nuk po zbardhen krimet kundër shqiptarëve.
“Lufta kundër gjykatës është qasje jo në rregullt e Kosovës. Si ka mundësi ne, viktima, të jemi kundër gjykatës, ne na vjen keq që nuk po zbardhen krimet. Ne kemi qenë në anën e drejtësisë duke mbrojtur njerëz të pafajshëm”, u shpreh Haradinaj.
Ai tregoi për plagët e marra në luftë, momentin e vrasjes së vëllait dhe sulmimit të shtëpisë nga serbët.
“Vëllai im Shkëlzeni që ishte edhe krahu i djathtë i luftës për mua u vra më 16 prill 1999 në Maznik pikërisht duke provuar të ndaltë një depërtim, një ekspeditë të shthurur serbe tek disa familje që ishin të strehuar diku, i thonë një vendi, Velikobar, Bardhaniq, Velikobar.
Ne nuk kishim mundësi me ndaluar atë ofensivë, prill 1999, por ai nuk mundi me pranu faktin mos me shkuar me dalë para asaj kolone, pa përgatitje paraprake, aty është vrarë Shkëlzeni dhe të tjerët, vetëm mos me lënë forcat me mbërritur te ato familje. E tillë është gjithë përvoja jonë.
Në 24 mars 1998 u sulmuam në shtëpi, në familje, ka qenë nëna, motra, fëmija vegjël, edhe jemi detyruar me u mbrojtur. Në aktakuzën time, hyrja është 24 mars 1998, pastaj shumica u bëheshin konspiracione, dy ngjarje në të njëjtën ditë, në 24 mars 1998 Serbia na sulmoi dhe në 24 mars 1999 ndodhën sulmet mbi serbët. Koincidencë, por ishte një vit luftë ballë për ballë, jo vetëm time personale.
Kam qenë gjithë kohën në zonën time të luftës dhe kurrë nuk jam fshehur dhe Serbia e dinte ku isha. Ditën që u sulmuam në shtëpi mora dy plagë. Që atë ditë, një vit të tërë me i bërë ballë asaj makineri lufte. Milloshevici i ka pasur duart e lira, nga bota, nga kushdo qoftë” tha Haradinaj për "ABCnews".
Ditari politik









Të fundit

Kryemadhi në Divjakë: Fokusi i LSI është fuqizimi ekonomik i gruas
27 Janar 2021, 10:17



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Janar 2021, 09:24

Reshje dëbore gjatë natës në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës
27 Janar 2021, 09:10
25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08

Horoskopi, 27 janar 2021
27 Janar 2021, 07:52