Flash News

E-TJERA

Haradinaj "leksione" Berishës: Mos i shpallni luftë Amerikës, kjo marrëdhënie ka kodet e veta

Haradinaj "leksione" Berishës: Mos i shpallni luftë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën në partinë kryesore opozitare në Shqipëri. Ai foli për përplasjen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pas përjashtimit të këtij të fundit nga PD.

Haradinaj tha për  “Quo Vadis” se duhet treguar më shumë kujdes dhe respekt në raportet me SHBA-në, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për çështje të caktuara.

"Ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjeherë diplomacinë publike, luftë qëndrimesh", u shpreh Haradinaj.

Ky i fundit theksoi se nëse kodet e marrëdhënies me Amerikën thyen, duhet patur kujdes.

"Është një lloj marrëdhënieje që i ka kodet e veta. Ne nuk i thyejmë këto kode në marrëdhëniet me Amerikën dhe prandaj duhet të bëjmë kujdes", shtoi ish-kryeministri.

I pyetur nëse Berisha mund të jetë ndëshkuar për thyerjen e këtij kodi, Hardinaj tha se ai ka kaluar sfida dhe kundërshtime të mëdha, por marrëdhënia e tij me Amerikën nuk ka shkuar në këtë pikë.

"Nuk e kam të qartë, për momentin e kam të vështirë të flas. Unë kam kaluar sfida mjaft të mëdha, kundërshtime, por nuk kemi arritur në një shkallë moskuptimi me amerikanët. Shumica prej zyrtarëve amerikanë, se unë kisha vendosur taksën, mirëpo ne vazhdojmë marrëdheniet me Amerikën, komunikimin", deklaroi Haradinaj.

Ai i bëri apel shqiptarëve që "mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE".

 

Të fundit