Flash News

E-TJERA

Harruan djalin autik në makinë dhe vdiq, arrestohen prindërit shqiptar në Greqi

Harruan djalin autik në makinë dhe vdiq, arrestohen prindërit

Një 23 vjeçar shqiptar i diagnostikuar me autizëm ka ndërruar jetë në Amarinthos të Evias në Greqi.

Ai është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta.

Prindërit e shqiptarit Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjec nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjeç, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital rreth orës 12L00 dhe në orën 23:37 minuta ka ndërruar jetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka arrestuar dy prindërit me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, i cili vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.

Të fundit