Flash News

E-TJERA

Harta e gjyqësore, Haxhia paralajmëron: Avokatët që do thyejnë bojkotin, do iu hiqet licenca! Protesta pritet të përshkallëzohet

Harta e gjyqësore, Haxhia paralajmëron: Avokatët që do

Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë pritet të intesifikojë protestën e saj kundër hartës së re gjyqësore, nëse qeveria nuk do ta marrë parasysh kërkesat e saj.

Madje, do ketë penalitete edhe për ata avokatë që thyejnë vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore. Maks Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë deklaroi në “Dekalog” se ata avokatë që do marrin pjesë në gjyqe do t’u hiqet licenca.

“Është një vendim unanim që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm dhe ky vendim është i detyruar të zbatohet nga të gjithë anëtarët e Dhomës. Deri tani nuk ka patur raste që avokatët të kenë thyer bojkotin. Kemi të dhëna nga të gjitha degët e Dhomës nëpër Shqipëri. Kishte një prononcim kundër bojkotiti nga avokati Saimir Visha, por që në fakt ai e ka zbatuar dje bojkotin si të gjithë ne. Nëse një avokat do marrë pjesë në ndojë seancë, ndryshe nga vendimi, do jetë Komiteti Disiplinor që do mblidhet dhe do vendosë për masë, e cila në këtë rast është heqje e licencës”, tha Haxhia.

Ky i fundit shtoi se nëse qeveria miraton hartën gjyqësore të vendosur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor atëherë efektet dhe pasojat negative do jenë të mëdha.

Sipas tij, ato nisin nga efektet e cilësisë së proceseve gjyqësore, mungesa e infrastrukturës, pamundësia që një qytetar të ketë akses normal ndaj një gjykate, vetëgjyqësia, shkelja e të drejtave të njeriut për të burgosurit që do lëvizin nga burgjet për në gjykatat e reja, problemet sociale, e deri te rritja e tarifave që do bëjnë avokatët për klientët e tyre.

Nisur nga këto Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë do intesifikojë shkallën e protestës duke zgjatur ditët e bojktoti të proceseve gjyqësore.

 

Të fundit