Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore, kryeprokurori: Amortizon vakancat, 6 prokurorë në inspektim nga ILD

Harta e re gjyqësore, kryeprokurori: Amortizon vakancat, 6 prokurorë

Harta e re gjyqësore është kthyer në debat. Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi në një prononcim për mediet se harta e re gjyqësore ka si qëllim të amortizojë vakancat e reja, që sipas tij do të shtohen.

Çela theksoi sedo të merren masa edhe për funksionimin e shkollës së Magjistraturës, që viti i tretë të kthehet në stazh profesional. Kryeprokurori shtoi se është kërkuar inspektim nga ILD për 6 prokuror.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur edhe në takime të tjera për një hartë të re gjyqësore. Mendojmë që në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat në sistem. Vakancat do të fillojnë të shtohen.

Masa do të merren edhe sa i përket funksionimit të shkollës së Magjistraturës së viti i tretë të kthehet në stazh profesional, si modeli i dikurshëm. Projekti i ri parashikon 12 gjykata dhe 12 prokurori të shkallës së parë. Prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD inspektimin e 6 prokurorëve. Është çështje që i përket KLP dhe ILD”, u shpreh ai. 

 

Të fundit