Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore/ Meta tregon qëndrimin e tij: Duket se ka pasur tension

Harta e re gjyqësore/ Meta tregon qëndrimin e tij: Duket se ka pasur

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një qëndrim për hartën e re gjyqësore. Kreu i Shtetit bën me dije se i ka bërë herë pas here thirrje KLGJ-së, që të tregojnë kujdes me riorganizimin e ri të rretheve gjyqësore.

Ai thotë se situata në Gjykatat e Apelit dhe të Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit.

Sipas Metës, kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. 

“Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces”, thotë presidenti.

Gjithashtu shton që është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor.

“Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe kurrësesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane”, shton Kreu i Shtetit.

Ky riorganizim i ekstremisht i përqendruar sipas draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ në datë 10 qershor 2022, përpiqet t’i fsheh problematikat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tepër të mëdha, mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe as përshpejtimin e proceseve gjyqësore dhe evadimin e stokut të çështjeve gjyqësore të mbartura dhe të patrajtuara që datojnë që prej vitit 2016-2017”, thotë më tej Meta.

Të fundit