Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore/ Nis bojkoti i seancave, avokatët kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave

Harta e re gjyqësore/ Nis bojkoti i seancave, avokatët

Një ditë më parë avokatët paralajmëruan bojkot të seancave gjyqësore në shenjë proteste, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore të miratuar disa ditë më parë.

Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në atë Administrative.

Avokatët e Lushnjes kanë varur pelerinat e tyre në kangjellat e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila pritet që me hartën e re të transferohet në Fier. Avokatët e Lushnjes i kanë bërë thirrje shoqërisë civile dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës.

Edhe në Korçë e Pogradec ka nisur bojkoti, ku një pjesë e seancave janë pezulluar ndërsa të tjerat do të zhvillohen në dhomë Këshillimi pa praninë e palëve dhe pa avokat.

Në Lezhë janë bojkotuar 47 seanca gjyqësore, ndërsa në Gjirokastër do të shtyhen rreth 134 seanca, teksa avokatët deklaruan se do të vazhdojë deri sa të rimerret në shqyrtim harta e re.

Bojkotit i janë bashkuar edhe avokatët e Sarandës, megjithëse harta e re parashikon që Gjykata e saj të vijojë punën normalisht. Avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Administrative në Gjirokastër.

Të fundit