Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore/ Rama i vendosur, Dhoma e Avokatisë: Nuk u dëgjuar, bojkoti s’është presion

Harta e re gjyqësore/ Rama i vendosur, Dhoma e Avokatisë: Nuk u

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë tërheqje nga harta e re gjyqësore, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga avokatët.

Pas deklaratës së Ramës, ka reaguar Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë. Kjo e fundit thotë se kanë kërkuar konsultime, por nuk janë dëgjuar. Gjithashtu thekson se protesta e tyre nuk është presion, por kërkesë për bisedime.

“Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare.

Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë.

Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi”, thuhet në reagimin e kryetarit Haxhia.

 

Të fundit