Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore “shkrin” gjykatat/ Një Gjykatë Apeli, dy administrative dhe 12 gjykata të Shkallës së Parë

Harta e re gjyqësore “shkrin” gjykatat/ Një Gjykatë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë rënë dakord për një artë të re gjyqësore, ku parashikohet shkrirja e disa gjykatave, ulja e numrit të gjyqtarëve në disa të tjera, si dhe vënien në dispozicion të trupave gjykuese aty ku nevojitet.

Sipas propozimit të hartës së re gjyqësore, parashikohen: 12 gjykata të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, dy gjykata gjykata të Shkallës së Parë Administrate në Tiranë dhe Lushnje, si edhe një Gjykatë Apeli për Juridiksionin e Përgjithshëm që do të jetë në Tiranë.

Lista e gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të propozuara:

 • Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën

e Matit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e

Kavajës dhe Krujës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e

Lushnjës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me

gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën

e Tropojës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën

e Pogradecit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën

e Kurbinit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)

Harta propozon shkrirjen e 5 nga 6 gjykatave Administrative të Shkallës së Parë (Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës).  “Grupi i Punës rekomandon që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të mbahet në funksion dhe të shkrihet me Gjykatat Administrative Shkodër, Durrës dhe Korçë. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të ketë nevojë për 31 gjyqtarë për të ruajtur mesataren kombëtare të ngarkesës me çështje. Godina e Gjykatës Administrative aktuale e Tiranës nuk ka mjaftueshëm hapësirë për gjykatën e re Administrative të Tiranës, prandaj duhet të merret parasysh mundësia për të identifikuar hapësira të tjera, mund të shihet si mundësi edhe zgjerimi i godinës ekzistuese. Kjo çështje duhet të adresohet”, thuhet në dokumentin e propozimeve.

Po ashtu, harta e re rekomandon vetëm një Gjykatë Kombëtare Apeli, duke parashikuar shkrirjen e të gjashta gjykatave aktuale.

“Grupi i Punës rekomandon vetëm një Gjykatë Kombëtare Apeli, duke i shkrirë të gjashtë gjykatat aktuale të apelit. Harta për gjykatën kombëtare të propozuar paraqitet si më poshtë me të gjithë treguesit e shënuar. Gjykata Kombëtare e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, do të përfshijë nën juridiksionin e saj, të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit penal. Prokuroria e Apelit Tiranë do të funksionojë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ndërtesa e Gjykatës aktuale të Apelit Tiranë nuk mund të akomodojë gjykatën e re kombëtare, ndaj duhet të merret parasysh gjetja e hapësirave të tjera”, nënvizohet në dokument.

Të fundit