Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore, nga sot ‘shkrihen’ 9 Gjykata të Shkallës së Parë

Harta e re gjyqësore, nga sot ‘shkrihen’ 9 Gjykata të

Duke filluar nga sot, 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 Prokurori. Nga 22 gjykata që kanë funksionuar deri tani duke filluar nga sot do të jenë 13 të tilla.

Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Në kushtet e shkrirjes së gjykatave, dosjet transportohen përkatësisht: dosjet e Tropojës në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në Durrës, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar. Në këtë mënyrë, u shkrinë gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër dhe të gjitha dosjet u transferuan në Tiranë.

Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Të fundit