Flash News

E-TJERA

Harxhi: Kancelari Scholz nuk e vizitoi Shqipërinë se nuk mbështet “Ballkanin e Hapur”

Harxhi: Kancelari Scholz nuk e vizitoi Shqipërinë se nuk mbështet

Ish-zv.Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edhit Harxhi thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”.

E ftuar në ABC, ajo tha se një nga arsyet që ai gjatë vizitës në rajon nuk erdhi në Shqipëri, është pikërisht se ai është kundër kësaj nisme, pasi ka kërkuar që të zbatohet procesi i Berlinit.

Dua tu them se mbështetja nuk është diçka e re, ajo që pamë re është se pas Ballkanit të Hapur, Scholz nuk erdhi në Shqipëri, pasi Shqipëria insiston për Ballkanin e Hapur, dhe kancelari nuk do të flasë për këtë gjë, pasi kërkon vetëm procesin e Berlinit. E dyta është se procesi i Berlinit është i vetmi proces që do të integrojë Ballkanin perëndimor në BE.

Open Ballkan është një dështim i madh dhe aventurë e liderve ballkanikë për t’i bërë sfidë BE-së. Nuk mund të ketë asnjë lloj zgjedhjeje për procesin e zgjidhjes për Kosovën dhe Serbisë, përmes kësaj zgjidhjeje”, tha ajo  

Të fundit