Flash News

E-TJERA

“Harxhoni paratë e taksapaguesve në Shqipëri”, Meloni replikon me organizatën joqeveritare

“Harxhoni paratë e taksapaguesve në Shqipëri”, Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka replikuar në rrjete sociale me organizatën joqeveritare “Sea Watch”, pasi kjo e fundit në një postim në platformën “X”, shkruante se Meloni po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri.

“Sea Watch” shton më tej se paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë.

“Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan organizata.

Meloni ka replikuar me organizatën duke thënë se marrëveshja me kryeministrin Rama për refugjatët, është për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.

“Çfarë skandali! Një qeveri që me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Të fundit