Flash News

E-TJERA

Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dal nga Haga? Endrit Thaçi flet në “Grida Duma Podcast”

Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dal nga Haga?

Në një rrëfim për “Grida Duma Podcast”, djali i ish presidentit tw Kosovws, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka folur për përballjen e babait të tij, me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe për rolin e tij historik në politikën kosovare.

I pyetur nga Grida Duma nëse beson që ish-presidenti do të rikthehet në jetën politike pas përfundimit të procesit gjyqësor, Endrit Thaçi tha: Nuk ka politikan më të përmbushur dhe më të suksesshëm se babai im, ndërsa a do kthehet në politikë apo jo, unë këtë nuk e di, por do ta respektoj çfarëdo vendimi që ai do ta marrë.

Në një moment tjetër të bisedës, Duma e pyeti drejtpërdrejt nëse politikanët aktualë të Kosovës mund të krahasohen me figurën e Hashim Thaçit.

Endriti u përgjigj: Askush nga ata nuk mund ta kalojë historinë që ka kaluar babi. Babi ka kaluar gjithë historinë e Kosovës që nga themelimi i UÇK-së, nga Rambujea, bisedimet në Vjenë, Pavarësia e deri te shtet-ndërtimi. Kështu që historia flet, nuk ka nevojë të flas unë.

Hashim Thaçi sërish në politikë pasi të dal nga Haga?

I pyetur nëse është e vështirë të jesh djali i një figure që ndodhet nën vëmendjen e gjithë opinionit publik, Endriti tha: Normal, është një përgjegjësi e madhe, por jam edhe me fat dhe shumë i lumtur që jam djali i tij. Jam djali i një çlirimtari që ka fituar luftën ndaj Serbisë. Jam djali i një arkitekti që ka bërë pavarësinë e Kosovës, bashkë me shokët e tij. Përgjegjësia është e madhe, por krenaria dhe lumturia është në qiell.”

Duma e pyeti gjithashtu për momentet e takimeve në Hagë dhe jetën e përditshme të ish-presidentit në qeli. Endriti tregoi se familja e viziton rregullisht:

“Shkojmë çdo muaj, kemi tre vizita të lejuara. Kur jemi atje diskutojmë për shumë gjëra  për familjen, për aktivitetet e tij të përditshme, për librat që lexon. Ai vazhdon të ruajë qetësinë dhe forcën e tij.”

Të fundit