Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Haxhinasto del pas 4 orësh nga SPAK: Dëshmova për disa çështje
Ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ish ministri Edmond Haxhinasto, i cili u mor në pyetje për rreth 4 orë.
Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka deklaruar për mediat se është pyetur për disa çështje.
“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.
Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–2012, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.