Flash News

E-TJERA

Haxhiu e quan sukses “Ballkanin e Hapur”: Rama po mbron Evropën nga konflikti në Ballkan

Haxhiu e quan sukses “Ballkanin e Hapur”: Rama po mbron Evropën

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar Samitin e “Ballkanit të Hapur” të zhvilluar dje në Ohër. Haxhiu e ka konsideruar sukses nismën, me argumentin se i jep mundësi shqiptarëve t’i shpëtojnë përçmimit nga BE-ja.

Në një lidhje direkte për studion e ‘Top Story’, Haxhiu tha se Procesi i Berlinit ka dështuar dhe se kryeministri Rama po mbron Evropën nga konflikti në Ballkan.

“Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balkan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli. Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë e tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.

Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama”, tha analisti.

Të fundit