Flash News

E-TJERA

Haxhiu ‘nxehet’ me ambasadoren: Yuri Kim foli si të jetë kryeministrja e Shqipërisë

Haxhiu ‘nxehet’ me ambasadoren: Yuri Kim foli si të jetë

Analisti Baton Haxhiu ka pasur disa kritika për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila ishte e ftuar në ‘Opinion’ të enjten.

Haxhiu tha në studio se ambasadorja Kim foli si të ishte kryeministrja e Shqipërisë madje edhe më shumë se sa ka folur vetë Rama. Sipas analistit, Kim e trajtoi SPAK-un si të ishte Prokuroria e ambasadës dhe jo e Shqipërisë.

Haxhiu pati rezerva edhe për deklaratën se përveç politikanëve, ka edhe media të cilat financohen nga Moska, emrat e të cilave Kim nuk i bëri publik.

“Mendoj që intervista ishte ose rrëshqiti në një bisedë të një gazetarie me një kryeministër. Yuri Kim foli në disa pika si të jetë kryeministrja e Shqipërisë. Kjo foli më shumë se kryeministri për Shqipërinë në të gjitha pikat. Janë dy arsye që e them këtë. E para se besoj se e ka marrë mandatin për një gjuhë të tillë. E dyta foli me emra të përveçëm, të cilët i preku dhe i përkrahu sidomos për drejtorin e policisë Nano. Pastaj foli në disa pika për SPAK-un sikur të ishte prokurori e ambasadës e jo e Shqipërisë. Nuk ka lidhje se mbështetja dhe sikurse për SPAK-un tregon se institucionet e shtetit nuk kanë një lloj kontrolli institucional në Shqipëri. Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate po jo me këtë gjuhë. Si mund të jetë një vend demokratit kur një ambasadore thotë Rusia është e keqja dhe s’thotë cilat media janë të financuara nga rusët. Thuaj cilat media janë financuar nga Rusia”, tha Haxhiu.

Të fundit