Flash News

E-TJERA

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.

I ftuar në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania, Haxhiu thotë se opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Edi Ramës më shumë se opozita e Bashës.

“Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të gjitha s’ka çfarë fiton me betejën e tij. Fitorja e dytë e madhe është mobilizimi i madh përballë Edi Ramës.

 Në fund do jetë humbësi i madh, pasi edhe nëse e zbret PS nën 70 mandate, askush nuk do të dojë të bëjë koalicion me të. Mendoj se do ketë betejë shumë të ashpër me Ramën”, tha Haxhiu.


 

Të fundit