Flash News

E-TJERA

Haxhiu paralajmëron goditje nga SPAK: Prisni javën e ardhshme se ç’do ndodhë me Bashkinë e Tiranës

Haxhiu paralajmëron goditje nga SPAK: Prisni javën e ardhshme se

Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të ketë goditje nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, analisti madje mendon se ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut në të cilin janë investuar personalisht, do të projektojnë edhe liderin e ardhshëm opozitar.

SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate.

Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani.

Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK. Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës”, theksoi ndër të tjera analisti Baton Haxhiu.

 

 

Të fundit