Flash News

E-TJERA

Haxhiu replika me ish-ambasadorin: Amerikanëve nuk iu ha qoshja për ne; Nesho: Do të na futësh në konflikt me ambasadoren

Haxhiu replika me ish-ambasadorin: Amerikanëve nuk iu ha qoshja për
Baton Haxhiu dhe Agim Nesho

Analisti Baton Haxhiu dhe ish-ambasdori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho kanë replikuar teksa po diskutonin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas Haxhiut, situata aktuale është rrjedhojë e që ka krijuar komunitetit ndërkombëtar ndaj Metës. Në këtë moment ka ndërhyrë Nesho, i cili i ka kërkuar të dijë se për kë kominitet ndërkombëtar e ka fjalën.

Analisti thotë se ambasadorja amerikane përfaqëson presidentin e shtetit të saj dhe se roli i saj është shumë i rëndësishëm. Sipas Haxhiut, populli amerikan nuk e njeh Shqipërinë dhe marrëdhënia ëhstë me institucionet.

Analisti e ka akuzuar diplomatit se lidhur me këtë çështje është shprehur ndryshe nga ajo çfarë shkruan në librat e tij. Ndërkohë që Nesho i ka kthyer një përgjigje me batutë në fund për të përmbyllur replikat.

Baton Haxhiu: Fryma e asaj që po ndodh është rrjedhojë e diskursit që ka krijuar komunitetit ndërkombëtar ndaj presidentit Meta.

Agim Nesho: Cili komunitet ndërkombëtar?

Baton Haxhiu: Nuk ka më të madh në këtë vend ku jam sesa ambasadorja amerikane. Ajo përfaqëson presidentin e vendit të vet.

Agim Nesho: Do të na futësh në konflikt me ambasadoren.

Baton Haxhiu: Marrëdhënia jonë me popullin amerikan është abstrakte, 80-90% e tyre as nuk e di kush jemi, as nuk i ha qoshja. Marrëdhënia është me institucionet. Ata përfaqësojnë popullin dhe me vende e institucione. Jo me mua, as me ty.

Kam shumë respekt për ty, për atë që ke shkruar dhe për librat që ke bërë. Ajo që ke shkruar dhe ajo që flet në studio janë dy Nesho. Nuk më rrinë. Nesho i librit dhe ai në studio nuk më rrinë.

Agim Nesho: Ka mendimin e tij. Më bëri reklamë për librat se nuk i blen njeri. Le të shkojnë t’i blejnë.

Të fundit