E-TJERA

Haxhiu: Shteti ka patur fakte për kriminelët, por s'kishte guxim t'i arrestonte

Haxhiu: Shteti ka patur fakte për kriminelët, por s'kishte guxim

Analisti Baton Haxhiu komentoi aksionin e fundit të SPAK, ku u goditën grupet kriminale.

I ftuar në ‘Syri TV’, Haxhiu ka deklaruar se shteti ka pasur fakte për kriminelët, por ka munguar guximi që t'i arrestonte.

“Dy gjëra kanë ndodhur që SPAK dhe agjensitë e huaja i kanë vendosur këta emra në aktakuzë. Ekziston një marrëveshje që me siguri nuk është bërë publike se përse kanë ndihmuar por të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje dhe gjenden në Dubai do të ekstradohen.

Ka një lëvizje të tillë, për të arritur një marrëveshje me Emiratet e Bashkuar Arabe. Ata janë kriminel dhe duhet të përballen me drejtësinë", tha Haxhiu. 

 

Të fundit