Flash News

E-TJERA

Haxhiu tregon dy kënaqësitë e mëdha të Olsi Ramës: Njërën e ka edhe Gazi

Haxhiu tregon dy kënaqësitë e mëdha të Olsi Ramës:

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka debatuar me analistin Baton Haxhiu sa I takon dosjes Xibraka, ku sipas deputetit është i përfshirë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Të ftuar në emisionin “Opinion” , Haxhiu tha se Olsi Rama nuk ka lidhje me trafikun e drogës, ndërsa  tregoi dhe dy kënaqësitë më të mëdha që ka ai në jetë.

Baton Haxhiu: Meqënëse më pyete se çfarë mendoj për Olsin, atëherë po ta them. Nga njohjet që unë kam, e besoj që nuk gaboj në shijen dhe perceptimin tim, por edhe në faktet…Unë mendoj që Olsi Rama është hedonist, i përkryer dhe nuk ka lidhje fare si personalitet me këto gjëra.

Domethënë nëse do me ta thënë në gjuhën e vrazhdtë, ai ka dy kënaqësi në jetë sa unë e njoh kështu…Një kënaqësi e ka futbollin dhe kënaqësinë tjetër e ka atë që të gjithë e kanë.

Blendi Fevziu: Kush është kjo që e kanë të gjithë Baton?

Baton Haxhiu: Po edhe zoti Gazi e ka përshembull, është një pjesë e këtij hedonizmi dhe ta lidhësh Olsi Ramën me drogën dhe Xibrakën është të shmangësh të gjitha njohjet reale të njohjes brenda qytetit.

Të fundit