Flash News

E-TJERA

Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Gjykata Kushtetuese rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës.

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në ‘Opinion” tha se Erion Veliaj ka hyrë në një betejë politike me Edi Ramën. Sipas tij, Veliaj ka nisur një betejë pa kthim.

"Një muaj më herët këtu kemi thënë që Erjon Veliaj është i izoluar dhe kohë të mjaftueshme për të bërë beteje politike. E kam pritur në këtë rezultat, të Gjykatës Kushtetuese, nuk jam i befasuar për asnjë gjë. Beteja tani e tutje është që duke qenë i mbyllur, ai mendon se është viktimë politike. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ai mendon se është viktimë politike. Duke qenë se mendon se është një viktimë politike ai do ta nisë betejën politike. Nuk ka rrugë tjetër. Një njeri që e respekton kryetarin e Partisë Socialiste për ato që kanë ndodhur, jep dorëheqjen dhe liron vendin, nuk mban peng kryeqytetin", tha Haxhiu.

 

Të fundit