Flash News

E-TJERA

Hazizaj: Priftërinjtë dhe hoxhallarët në debatet e studiot televizive për gay-t, absurd, e vendos fenë në Mesjetë

Hazizaj: Priftërinjtë dhe hoxhallarët në debatet e studiot

 

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, aktivisti Altin Hazizaj tha se prania e priftërinjve dhe hoxhallarë në debatet e studiot televizive i vendos fetë sa më të kujtojnë kohën kur feja ishte në Mesjetë.

Zhaklin Lekatari: Fakti që shoh priftërinj dhe hoxhallarë në këto debatet e studiot televizive, se është sa absurde se i vendos fetë sa më të kujtojnë kohën kur feja ishte në Mesjetë. Ka një mos përputhje me debatit intelektual që duhet të zhvillohet në shoqëri dhe ndërhyrjes së fesë, të nxitur nga elementë të caktuar, që duan ta bëjnë për famë dhe bujë.

Papa ka një historik me çështjen e LGBTI sepse vjen nga një vend që ka lejuar martesat gay dhe njëkohësisht është përballur me çështjen e Argjentinës kur legalizuan martesat e tilla. Nga ajo që unë kuptoj, nga mesazhi i Papës, është se Kisha Katolike duhet të lëviz me qytetërimin perëndimor si dhe po kupton se Kisha Katolike ka probleme të thella për mos respektim të të drejtave të njeriut.  

Të fundit