Flash News

E-TJERA

‘Hë, si ishte, çfarë tha’, Rama kujton bisedat me të ëmën e ndjerë kur e shihte në televizor me polakë

‘Hë, si ishte, çfarë tha’, Rama kujton bisedat me

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar një bisedë me të ëmën e ndjerë, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Akademisë së Kodimit që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë, Rama tregon se e ëma, Aneta ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë, pasi kishte studiuar atje dhe e fliste gjuhën e tyre njësoj si shqip.

Dua t’i falënderoj miqtë polak. Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më, ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë, kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht njësoj si shqip dhe sa herë ndodhte që  më shikonte në televizor që takoja ndonjë polak, me pyeste ‘hë si ishte, çfarë tha’, sikur të kisha takuar ndonjë kushëri që s’kishte patur kohë t’i shkonte për vizitë në shtëpi”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Të fundit