Flash News

E-TJERA

Hedh nënën nga shkallët dhe arratiset, policia e Durrësit shpall 37-vjeçaren në kërkim

Hedh nënën nga shkallët dhe arratiset, policia e Durrësit

Një vajzë ka dhunuar nënën e saj të moshuar dhe është larguar pa lënë gjurmë.


Ngjarja ka ndodhur në zonën e Manzës, ku I. S., 37 vjeçe, ka shtyrë nga shkallët e banesës nënën e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, 37-vjeçarja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka lënë të ëmën të plagosur në vendngjarje dhe është larguar menjëherë në drejtim të paditur.

E moshuara ka marrë ndihmë mjekësore për dëmtimet në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim 37-vjeçaren, pasi ajo konsiderohet si rrezik potencial jo vetëm për veten, por edhe për persona të tjerë në kushtet e rëndimit të shëndetit mendor.

Të fundit