Flash News

E-TJERA

Helena Kadare mesazh për vaksinimin e të rinjve: Çfarë na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona?

Helena Kadare mesazh për vaksinimin e të rinjve: Çfarë na

Shkrimtarja Helena Kadare ka dhënë një mesazh për vaksinimin e të rinjve, duke apeluar këta të fundit që të imunizohen kundër Covid-19.

Mesazhin e saj e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. Kadare thekson se gjithmonë ka qenë krah të rinjve dhe i ka mbështetur mendimet e tyre kundër logjikës së "pastër", siç i konsideron ajo.

Shkrimtarja shton se për herë të parë, ajo nuk është dakord me të rinjtë, duke nënvizuar se qasja ndaj vaksinës i ndan. Kadare thotë se të rriturit shpëtuan në sajë të vaksinës dhe se tashmë virusi po godet më shumë të rinjtë.

Ajo nënvizon se e ka të pamundur të kuptojë pse të rinjtë e refuzojnë vaksinën, ndërsa shton se "çfarë na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona?"

Të fundit