Flash News

E-TJERA

Helmim masiv në Bulqizë? Drejtoresha e spitalit të Shupenzës e mohon: Viroza stinore

Helmim masiv në Bulqizë? Drejtoresha e spitalit të Shupenzës
Foto Ilustruese

Qendra shëndetësore e Shupenzës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku rreth 30 persona u parqitën në spital pasi dyshohej se ishin helmuar nga uji i pijshëm, për shkak se janë çarë tubacionet.

Qendra shëndetësore e mohoi një fakt të tillë, ndërsa bëri me dije se personat që kërkuan të merrnin ndihmë mjekësore kanë paraqitur simptoma të virusit të stinës.

Në njoftimin zyrtar, drejtoresha Esmeralda Dani thotë se një pjesë e pacientëve i janë nënshtruar testeve të shpejta anti-Covid, për shkak të simptomave që kanë shfaqur, ku disa kanë rezultuar pozitiv.

“Rastet me diagnozën Gastro-enterit-akut janë raste sporadike dhe nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin. Nga këta janë referuar për teste të shpejta: 17 pacientë dhe nuk ka dyshime për intoksikacion masiv, janë manifestime klinike të virozave stinore”, shprehet Dani. 

Të fundit