Flash News

E-TJERA

Helmim masiv në Krujë/ Mbi 100 qytetarë i drejtohen urgjencës, shkak dyshohet të jetë uji i pijshëm

Helmim masiv në Krujë/ Mbi 100 qytetarë i drejtohen
Foto Ilustruese

Të paktën mbi 100 qytetarë i janë drejtuar prej dy ditësh spitalit të Krujës duke shfaqur shenja dhe shqetësime si: diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Dyshimet e para janë hedhur mbi helmimin, pasi qytetarët e parqitur në urgjencë për ndihmë mjekësore vijnë nga lagje të ndryshme të Krujës, çka rrit dyshimet për një helmim nga rrjeti i ujit të pijshëm.

Mjkeët e Spitalit të Krujës kanë pohuar se rastet në fjalë kanë të bëjnë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet ende për t'u verifikuar.

Insituti i Shëndetit Publik ka marrë disa mostra uji për ekzaminim, dhe pritet që përgjigja e analizave të dalë në krye të dy ditëve. Ndërsa bashkia dhe institucionet kompetente ende nuk kanë dalë me një njoftim, për të lajmëruar qytetarët nëse duhet apo jo të konsumojnë ujin e rubinetit.

Deri tani qytetarët që i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore, të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit, janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët deri te të moshuarit.

Nga ana tjetër qytetarët janë shprehur se nuk kanë konsumuar asgjë tjetër përveç ushqimeve të zakonshme dhe ujit të rubinetit.

"Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s'kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca. Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit," shprehet një qytetare.

 

Të fundit