Flash News

E-TJERA

Helmimi i banorëve në Bulqizë, vihet nën hetim pronari i një HEC-i privat; uji i pijshëm u përzie me ujërat e zeza

Helmimi i banorëve në Bulqizë, vihet nën hetim pronari i

Mbi 50 banorë në zonën e Gjoricss u paraqitën ditët e fundit me simptoma të helmimit, diarre dhe të vjella.

Shkak kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm me të cilin furnizohet zona, teksa banorët kanë ngritur dyshime se uji ka dalë i kontaminuar.

Policia ka vënë nën hetim pronarin e një HEC-i privat në zonën e Bulqizës, Kadri Muça. Për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji

Sot ka pasur vetëm tre raste të personave të helmuar nga uji të cilët janë paraqitur në qendrën shendetësore Gjoricë në Bulqizë.

"Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit