Flash News

E-TJERA

Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, ISHP nxjerr përgjigjen e analizave

Helmimi i turistëve polakë në Vlorë, ISHP nxjerr

Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija në të cilën u helmuan të rinjtë polakë, që përfunduan spitalin e Vlorës mbrëmjen e 25 gushtit.

Sipas rezultateve të analizave turistët janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.

Ndërsa, pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant.

Të fundit