Flash News

E-TJERA

Helmimi i turistëve, reagon policia: Numri arrin në 41 person! Ja çfarë dyshohet

Helmimi i turistëve, reagon policia: Numri arrin në 41 person! Ja

Policia ka reaguar në lidhje me helmimin e turistëve këtë të premte teksa ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan.

Blutë bëjnë me dije se janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

 

Të fundit