Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv në Krujë/ Dezinfekohet depozita e ujit, pritet leja nga ISHP për furnizim

Helmimi masiv në Krujë/ Dezinfekohet depozita e ujit, pritet leja nga

Afro 130 qytetarë i janë drejtuar Spitalit të Krujës për trajtim mjekësor. Aktualisht në spital nuk ka qytetarë që po marrin ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, që lidhet me helmimin nga uji i pijshëm.

Sipas informacioneve, depozita kryesore është dezinfektuar disa herë dhe tani pritet leja nga ISHP për ta furnizuar me ujë. Analizat e kryera nga mostrat e ujit, pritet që ISHP t’i publikojë nesër.

Deri tani nuk është zbardhur ende përgjegjësi që çoi në helmimin e rreth 600 qytetarëve të Krujës. Disa prej firmave të prodhimit dhe paketimit të ujit si dhe disa biznese në Krujë, janë bashkuar për të furnizuar banorët me ujë. Deri tani iu është siguruar afro 100 ton ujë.

Ndërsa dy autobotë kanë shpërndarë ujë për nevojat personale të qytetarëve.

 

Të fundit