Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv në Krujë, drejtoresha e spitalit: Kanë ardhur rreth 300 qytetarë, s'ka pasur raste të rënda

Helmimi masiv në Krujë, drejtoresha e spitalit: Kanë ardhur rreth

Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta ka folur për helmimin masiv që ka ndodhur në këtë qytet. Ajo ka thënë për "Report tv" se kjo situatë vijon prej ditës së dielë dhe se në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 300 qytetarë.

Sipas saj, asnjë prej qytetarëve nuk ka patur nevojë për trajtim të specializuar dhe se rastet janë trajtuar dhe menaxhuar në spitalin e Krujës.

"Kjo situatë vijon që nga e diela në mëngjes. Me shenja helmimi kanë ardhur rreth 300 qytetarë. Nuk ka patur raste të rënda që t'i dërgonim për mjekim të specializuar në Tiranë, kanë marrë të gjithë shërbimin këtu. Situata është nën kontroll", deklaroi Sheta.

Dyshohet se helmimi masiv në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit të pijëshëm, por end enuk kanë dalë rezultatet e mostrave që janë marrë për ekzaminim.

 

Të fundit