Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv në Krujë, uji rezulton me sasi të lartë bakteriale

Helmimi masiv në Krujë, uji rezulton me sasi të lartë

Nga mostrat e ujit në Krujë është gjetur sasi e lartë bakteriale. Sipas "A2 cnn" bëhet fjalë për streptokok fekal dhe Escherichia coli (E. coli).

Por ende nuk kanë rezultatet e analizave që po kryen Instituti i Shëndetit Publik. Helmimi masiv i qytetarëve në Krujë dyshohet se ka ardhur nga uji.

Ndërkohë ka shkuar rreth 500 numri i qytetarëve që kanë shkuar në spitalin e Krujës për ndihmë mjekësore. Nga të dhënat e deritanishme është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

Kjo situatë vijon prej ditës së dielë. Qytetarët janë paraqitur në spital me të vjella, dhimbje koke apo barku, por nuk ka patur raste të rënda të përkeqësimit të shëndetit të tyre.

 

Të fundit