Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv nga uji, dhjetëra qytetarë protestë para bashkisë Krujë: U përdorën tuba nafte nga Ballshi

Helmimi masiv nga uji, dhjetëra qytetarë protestë para

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë mesditën e së shtunës para Bashkisë së Krujës, pak ditë pasi u regjistrua helmimi masiv që çoi më shumë se 600 qytetarë në spital.

Prej ditësh banorët nuk janë furnizuar as me ujë për shkak të ndërprerjes së furnizimit dhe nënshtrimit të analizave nga ana e ISHP.

Banorët kanë kërkuar dorëheqjen e titullarëve të institucioneve përgjegjëse, si dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në bllokim të rrugës Fushë-Krujë-Krujë në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre. 

Banorët:  

“Bashkia nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Tani që vjen uji, ikin dritat pa justifikim. Kanë marrë tuba nafte nga Ballshi, ndaj i bëjmë thirrje shtetit ti verifikojë”.

‘Do ketë bllokim të aksin Krujë- Fushë Krujë nëse nuk merren masa. Drejtori i ujësjellësit të japë dorëheqjen”

Helmimi masiv nga uji, dhjetëra qytetarë protestë para

‘Kërkojmë të na sjellin ujin e pijshëm. Kjo situatë nuk ka ndodhur asnjëherë. Uji ka ardhur i turbullta, por është pastruar dhe nuk jemi helmuar. Ndaj të kenë më shumë përgjegjësi. Një ditë mos të paguash ujin, ke kamat vonesë thonë”

‘Ne po lusim furgonët privat të na sjellin ujë, paguajmë nga 15 mijë lekë në ditë se jam vetë i shtati. Gatuajmë, hamë, lahemi. Kruja nuk furnizohet me 4 bote”

“Ti vijë turp kryetarit të bashkisë se nuk ka ardhur fare as të interesohet. Nuk më intereson shteti, por kam pasë dy fëmijët shumë keq. Turp edhe për banorët që nuk dalin të protestojnë por nuk dalin se kanë frikë se i heqin nga puna”

Të fundit