Flash News

E-TJERA

Helmohen 20 fëmijë në një çerdhe në Kamëz, institucionet shtetërore fshehin ngjarjen

Helmohen 20 fëmijë në një çerdhe në Kamëz,

20 fëmijë dyshohet se janë helmuar në një çerdhe në Kamëz. Rasti është denoncuar nga prindërit e tyre dhe punonjësit e çerdhes.

Siç raporton Syri TV, institucionet shtetërore dhe Ministria e Arsimit e kanë izoluar dhe kanë tentuar të mbajnë të fshehtë ngjarjen.

Aktualisht, qendra e edukimit është mbyllur, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 9 nëntor, ditën e enjte.

Syri TV raporton se fëmijët janë helmuar për shkak të pranisë së salmonelës në ushqime dhe ujit të ndotur. Ata ndodhen në spital dhe paraqiten në gjendje të rënduar shëndetësore.

Të fundit