Flash News

E-TJERA

Helmohen 5 persona nga ushqimi në dasmë, arrestohen pronari dhe kuzhinieri i restorantit në Durrës

Helmohen 5 persona nga ushqimi në dasmë, arrestohen pronari dhe

Pesë persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një dasmë në Durrës.

Për rrjedhojë, policia ka vënë në pranga pronarin Pajtim Kacani dhe kuzhinierin e restorantit Bledar Hasa ku u zhvillua ceremonia martesore, ndërsa personat që kanë pësuar helmim ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

 

Të fundit