Flash News

E-TJERA

Helmohen 9 pushues nga Kosova në një hotel në Shëngjin

Helmohen 9 pushues nga Kosova në një hotel në Shëngjin

Nëntë pushues nga Kosova kanë përfunduar në spitalin e Lezhës, pasi dyshohet se janë helmuar në një hotel në Shëngjin.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ata dyshohet të jenë helmuar nga një lëndë kimike.

“Mendohet se kjo ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, deklaroi kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në magazinën "Lajmet e fundit', në RTK, teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm.

Kryetari Ndreu bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

“Për të vertetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.

 

 

Të fundit