Flash News

E-TJERA

Helmohen tre persona në Shkdoër, nënë e bir dërgohen për trajtim në Tiranë

Helmohen tre persona në Shkdoër, nënë e bir dërgohen

Tre persona janë helmuar nga uji në Shkodër. Dyshohet se të tre janë helmuar në një restorant.

Të helmuar janë një 41-vjeçare dhe djali i saj 14 vjeç, si dhe një 30-vjeçar, kamarieri i lokalit.

Ata kanë shfaqur probleme pasi kanë pirë ujë nga lokali. 41-vjeçarja dhe djali i saj i mitur ndodhen në gjendje të rënduar, dhe për këtë arsye janë nisur drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit