Flash News

E-TJERA

Nëna dhe 3 fëmijët u mbytën në lum, qytetarët e Shkodrës hedhin tulipanë e trëndafila në Bunë

Nëna dhe 3 fëmijët u mbytën në lum, qytetarët e

Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku gjet e vdekur vogëlushja 9-vjeçare dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës dhe nëna dhe 3 fëmijët e saj.

Sot në Shkodër festohet  dita e luleve, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza tha se sot festa në këtë qytet u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Ditën e sotme ju dha  lamtumira e fundit 9-vjeçares Ergesa Arrazi, e cila u gjet dje e pajetë në lumin Buna në Shkodër.

Sipas hetimeve të deritanishme, dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3-vjeç. Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet dje rastësisht nga një peshkatar.

Mbrojtja Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, vazhdon sot për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Por ajo që vihet re në njoftimin e vdekjes së 9-vjeçares, që është publikuar nga familja e Ergys Arrazit, është se ata kanë shpallur të vdekur dy fëmijët e tjerë edhe nusen. Pavarësisht se trupat e tyre nuk janë gjetur, familja Arrazi i ka shpallur të vdekur.

Të fundit