Flash News

E-TJERA

Hendeku gjinor i pagës në Shqipëri, burrat paguhen më shumë se gratë për të njëjtën punë të kryer

Hendeku gjinor i pagës në Shqipëri, burrat paguhen më

Shqipëria vijon të ketë hendek gjinor të pagës. Burrat paguhen më shumë sesa gratë për të njëjtën punë të kryer.  

Në vitin 2021, Shqipëria ka një pagë mesatare bruto prej 57,191 lekë për punonjës.  Duhet marrë në konsideratë fakti që në vitin 2021 në RSH u rrit kufiri minimal i pagës nga 26,000 lekë në 30,000 lekë.

Në një analizë më të thelluar të pagës mesatare sipas aktiviteteve ekonomike, përcaktuar, rezulton që sektori më i mirë paguar është sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit.

Në këtë sektor meshkujt kanë marrë një pagë mesatare 125,890 lekë, ndërsa femrat 105,532 lekë.

Kategoria e dytë më e mirë paguar shfaqet në aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit, ku meshkujt kanë marrë një pagë mesatare 91,126 lekë, ndërsa femrat 80,579 lekë.

Sektorët në të cilët femrat duket të jenë mesatarisht më të mirë paguara janë sektori i ndërtimit dhe i administratës publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Hendeku gjinor i pagës në Shqipëri, burrat paguhen më

Hendeku gjinor i pagës në Shqipëri, burrat paguhen më

Burimi: Open Data Albania

Të fundit