Flash News

E-TJERA

Hera e dytë brenda pak ditëve, Kalo: Në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në spitalin Infektiv

Hera e dytë brenda pak ditëve, Kalo: Në 24 orët e fundit

Mjekët e Infektivit

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë të shtruar të ri me Covid-19. Ai thotë se nuk është momenti "për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur fitore", duke theksuar se ka ende rrugë për të bërë deri në mposhtjen e koronavirusit.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që nuk raportohen shtrime të reja në spitalin Infektiv. Në përditësimin e fundit të të dhënave që bëri ministria e Shëndetësisë, raportoi për 107 pacientë të shtruar, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 të intubuar.

Kalo ka edhe një mesazh për personat që kanë qenë kundër vaksinimit, duke theksuar edhe zërat kritikë nga radhët e politikës.

"Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët. Nëse për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, shoqërisht dhe profesionalisht të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human", shkruan mjeku në rrjetet sociale.

Të fundit