Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Heroinë, kanabis e kapsula metadoni, arrestohen dy shpërndarësit e drogërave në Korçë, procedohen shtatë klientë
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim dhe ka proceduar penalisht 7 të tjerë.
Pas një hetimi dy mujor kanë rënë në pranga shtetasit Fatmir Çaushllija, 35 vjeç dhe Endri Risto, 36 vjeç, të cilët shpërndanin doza heroine dhe kapsula metadoni.
Në përfundim të veprimeve, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 7 të tjerë.
Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe kapsula metadoni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 2-mujor, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve në kërkim F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 24.11.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E., të cilët janë kapur në kohë të ndryshme nga forcat e Policisë, me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek shtetasit F. Ç. dhe E. R.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit kriminal që këta shtetas e ushtronin në qytetin e Korçës, duke shpërndarë kundrejt fitimit, sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të ndarë në doza.
Në përfundim të veprimeve, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.