Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Deputetja e PD Ina Zhupa pyeti kreun e SPAK Altin Dumanin nëse Struktura e Posaçme ka nisur hetim për ish ministren e PS Olta Xhaçkën dhe presidentin Bajram Begaj për çështjen e pronave të ushtrisë.
Gjate raportimit ne Kuvend, Dumani u shpreh se çështja ndodhet në hetim, duke shtuar se çdo deklaratë duhet të verifikohet.
Ina Zhupa: Ju keni nisur hetim për pronat e ushtrisë. Në këtë hetim a përfshihet Olta Xhaçka dhe presidenti Bajram Begaj?
Altin Dumani: Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Kur ka deklarata publike, ne bëjmë verifikime. Kur një politikan bën një deklaratë, ne hetojmë për atë sesa qëndrojnë ato që thotë dikush. Për çështjen e pronave të ushtrisë, ju e thatë se është nën hetim, kaq informacione mund të jap.